Efektshmëria e dozës përforcuese të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, pritet të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe do të jetë e nevojshme të merren doza të tjera vjetore për të ruajtur të lartë mbrojtjen nga Covid-19.

Këtë e tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla në një intervistë për britaniken BBC para shfaqjes së variantit Omicron.

“Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Besoj shumë që do të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe pse nuk e di këtë.

Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, me gjasë rivaksinimi do të jetë i nevojshëm çdo vit, për të ruajtur një biel shumë të lartë mbrojtje”, u shpreh Bourla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";