Pfizer përgjysmon sasinë e vaksinave kundër Covid-19, që do të shpërndahej në disa vende të Bashkimit Evropian këtë javë. Nga ky vendim preken: 

Rumania do të marrë 50% të sasië së planifikuar këtë javë, kurse gjysma tjetër do të shpërndahet gradualisht deri në fund të marsit

 

Situata është e ngjashme në Poloni , e cila mori 176,000 doza të hënën, një ulje prej rreth 50% nga shuma e pritur, thonë autoritetet. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria Çeke po përgatitet për të ngadalësuar fushatën e vaksinimit. 

 

Disa vende konsiderojnë se ata mund të menaxhojnë situatën. Norvegjia ka në dispozicion rezervë emergjente dhe do të vazhdojë për të dhënë doza sipas planit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa qeveritë në rajon po përpiqen të menaxhojnë përgjysmimin e papritur, zyrtarët thonë se kjo po minon përpjekjet e tyre për të vaksinuar qytetarët e tyre dhe për të zbutur pandeminë.

Dje, Italia kërcënoi të merrte masa ligjore kundër Pfizer.