PFIZER: 40 milionë vaksinë COVAX, një pjesë do i marrin vendet e varfëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PFIZER: 40 milionë vaksinë COVAX, një pjesë do i marrin vendet e varfëra

Pfizer-BioNTech do të dërgojë rreth 40 milion vaksina në vendet e varfra në muajin shkurt përmes programit Covax.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Ghebreyesus, në një konferencë për shtypë tha se covax kishte arritur një marrëveshje me prodhuesin e vaksinave Pfizer-BioNTech për të marrë dozat e para që do të shpërndahen përmes këtij programi.

 

TEDROS GHEBREYESUS

Advertisement

DREJTOR I ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETËSISË

 

“Përhapja urgjente dhe e drejtë e vaksinave nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, por është gjithashtu një siguri shëndetësore, imperativ strategjik dhe ekonomik, Kjo marrëveshje me Pfizer do të ndihmojë për të mundësuar COVAX për të shpëtuar jetë, për të stabilizuar sistemet shëndetësore dhe për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike globale.”

 

Advertisement

Kreu i agjencisë  Theksoi se angazhimi i ri i SHBA nën Presidentin Joe Biden për t’u bashkuar me covax do të ndihmonte qëllimin fillestar te programit për të imunizuar 20% të vendeve më të varfra të kërcënuara nga koronavirusi.

 

“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me COVAX, së bashku me këtë marrëveshje të re me Pfizer / BioNTech, do të thotë që ne jemi më afër përmbushjes së premtimit të COVAX. Ne jemi më afër për të plotësuar premtimin tonë.”

 

Advertisement

Shefi i OBSH-së beri të ditur se program është në pritje të autorizimit emergjent të vaksinës SË AstraZeneca, ku  rreth 150 milion doza priten të shpërndahen në tremujorin e parë të këtij viti.

 

Ndërkohë, drejtuesi  i Pfizer, Albert Burla  njoftoi se dërgimi fillestar do të bëhej mbi një bazë jo-fitimprurëse, duke shtuar se vendet në zhvillim duhet të kenë të njëjtën furnizim me vaksina si pjesa tjetër e botës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy