Fluturimet u pezulluan për të dytën ditë në aeroportin e Stambollit, shkak janë bërë reshjet intensive të dëborës, të cilat kanë paralizuar trafikun dhe kanë penguar shërbimet.
Reshjet e borës filluan në fund të javës së kaluar dhe u rritën ditët e fundit në qytetin më të madh të Turqisë.
Advertisement
Mbyllja e aeroportit të Stambollit ka ndikuar në fluturimet drejt Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë dhe Evropës.