Treguesit epidemiologjikë në Greqi janë përkeqësuar me qarkullimin e shtuar të variantit Delta, ndërsa krizës shëndetësore i bashkëngjitet edhe boshllëku i shkaktuar nga pezullimi i rreth shtatë mijë punonjësve në radhët e bluzave të bardha. 6,500 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 500 anëtarë të shërbimit të ambulancës nuk pranuan të vaksinohen brenda afatit të paracaktuar.

 

Elisabeth Palioura , është njëra prej tyre, e cila deri dje punonte në spitalin Attikon, ndërsa sot ka vendosur të jetë e papunë. Ajo shprehet se askush nuk mund të detyrohet për vaksinën, në kushtet kur mund të kryhen edhe testimet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ELISABETH PALIOURA

E PAVAKSINUAR, SPITALI “ATTIKON”

 “Të gjithë duhet të vendosin se çfarë të injektojnë në trupin e tyre. Ne duhet t’i kthehemi punës sonë me teste tw shpejta dhe teste molekulare. Nuk i besoj vaksinës. Asnjë veprim mjekësor, nuk mund të bëhet me force. Unë kam 4 fëmijë të rritur, janë studentë dhe ata do të zgjedhin vetë se çfarë të bëjnë. Në demokraci ka mendime të ndryshme dhe duhet të respektohen.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndëkrohë Qiproja është shteti i radhës që vendos të përforcojë imunzimin me dozën e tretë të vaksinës e cila do tu jepet fillimisht personave mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit.

Më 1 shtator, Franca është bërë vendi i parë në Bashkimin Europian që ka nisur të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.