Duket se situata paraqitet më e normalizuar pasi një avion i kompanisë “Air France” nga Parisi u ul sot në Shanghai.
Kjo ngjarje shihet si “gur themeli” pas pesë muajsh ndërprerje për shkak të COVID-19.
Shumica e pasagjerëve ishin kinezë, pjesa tjetër ishin kryesisht francezë dhe europianë të tjerë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Avioni i parë, sinonim i rifillimit të fluturimeve të rregullta të “Air France”, u ul në mënyrë të sigurt në Shanghai”, tha kompania në rrjetin social kinez Weibo.
Ky ishte fluturimi i parë i rregullt tregtar nga një kompani europiane për në Kinë, në disa muaj.