Prishja e Teatrit Kombëtar, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të teatrit të ri nga Bashkia e Tiranës duket se është një ogur i keq për kryedemokratin Lulzim Basha.
Të paktën kështu mendon zv/minstri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka thumbuar Bashën, teksa i kujton se ndërtimi i teatrit të ri nga kryebashkiaku Erion Veliaj do të thellojë diferencën e progresit midis tyre.
Madje zotit Koçi theksoi se ndërtimi i teatrit të ri është makth i shefit të selisë, kështu që sipas tij, Basha është një i mbytur që i ka varur shpresat vetëm tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për të shpëtuar.
“Është e qartë se Lulzim Basha ka një motiv tejet personal kundër Teatrit të Ri. Ndertimi i tij do e thellojë edhe më shumë diferencën e arritjeve të Erion Velisë në raport me hiçin e Bashës si kryetar bashkie.
Aleanca kundër Teatrit është truproja politike e Bashës”, shkruan zv/minstri i Mbrojtjes, Petro Koçi.