Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Francë pas një aksidenti tragjik të ndodhur pesë ditë më parë. Leonard Gashi me origjinë nga Mitrovica qëndroi për katë ditë në koma, ndërsa ditën e djeshme si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se është duke qëndruar në Francë, pranë familjes së Leonardit për ta ndarë dhimbjen me ta.
“Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij. Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se ne atë engjëll dhe e mori pranë vetes”, shkruan Bahtiri.
Advertisement