Forcat ruse kanë vijuar edhe këtë të shtunë sulmet intensive ndaj qyteteve që konsiderohen si zona kyçe të pushtimit të Ukrainës.
Të paktën pesë raketa ruse goditën Kharkivin, në Ukrainën lindore dhe zonat përreth të shtunën vonë në mbrëmje, raportohet nga mediat ndërkombëtare.
Advertisement
Autoritetet vendase kanë raportuar vetëm për dëme materiale.
Forcat ruse kanë goditur objektiva të ndryshëm brenda Ukrainës me raketa dhe dronë për muaj të tërë në një përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën kritike.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov shkroi në Telegram se një raketë goditi një shtëpi në fshatin Kotlyari, në jug të qytetit të Kharkiv, ndërsa një tjetër shkaktoi një zjarr në vetë qytetin.
Advertisement