Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari demokrat Joe Biden, në përballjen e fundit përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, sulmuan njëri-tjetrin për qëndrimet ndaj masave kundër pandemisë. Kreu i shtëpisë së bardhë ritheksoi se koronavirusi është një problem botëror por nuk mund të justifikojë mbylljen e vendit.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ne po mësojmë të jetojmë me sëmundjen, nuk mund të mbyllemi në bodrume dhe të vazhdojmë jetën siç bën Joe, ai është mësuar ta bëjë këtë. Unë e kalova dhe jam shëruar ashtu siç ka ndodhur me 99.9 % të të rinjve dhe 90 % të njerëzve të infektuar. Ne kemi hapur shkollat, duhet të shërohemi, nuk mund ta mbyllim kombin ose ndryshe nuk do të kemi një komb.”
Duke iu përgjigjur akuzave të Biden se i është arratisur përgjegjësive, presidenti Trump pohoi të kundërtën.
“Unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë që më takojnë por nuk është faji im që virusi shpërtheu, është faji i Kinës. Unë dua që shkollat të jenë të hapura, ne duhet ta hapim vendin, njerëzit po humbasin vendet e punës, po vrasin veten, po abuzojnë me drogërat, kura kurrsesi nuk mund të jetë më e keqe se sëmundja vetë.”
Ndërkohë ish zëvendës presidenti, Joe Biden u shpreh se gjëja e parë që ai do të bënte për menaxhimin e pandemisë është të sigurohej që të gjithë të mbanin maskën.
JOE BIDEN
SH ZV/PRESIDENT I SHBA
“Të gjithë duhet të mbajnë maskën. Ne duhet të jemi të aftë të hapemi në mënyrë të sigurt, të ruhet distancimi social, të kemi të gjitha burimet për testime, gjurmimin e kontakteve. Ne do të vendosim shkencën mbi trillimet, shpresën mbi frikën. Këto zgjedhje bëhen në emër të mirësjelljes, nderit, respektit dhe trajtimit të njerëzve me dinjitet që nuk i keni parë prej katër vjetësh.”
Në debatin që zgjati rreth 90 minuta, dy kandidatët u përplasën edhe për kujdesin shëndetësor, ekonominë, krimin, marrëdhëniet racore dhe ndryshimet klimatike ndërsa shkëmbyen edhe akuza të ndërsjella për lidhje të dyshimta me interesa të huaja.
Një faktor kyç në zgjedhjet e këtij viti është votimi i hershëm, për shkak të pandemisë. Deri më tani, rreth 47 milionë amerikanë kanë votuar.