Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkarkoi tre drejtues të nëndetëses bërthamore që u përplas me një mal nënujor.
Komandanti Cameron Aljilani dhe dy zyrtarë të tjerë u larguan nga detyra pas hetimit për incidentin e ndodhur në Detin e Kinës Jugore.
Nëndetësja u ndesh me një objekt muajin e kaluar, duke e detyruar mjetin luftarak që të qëndrojë në sipërfaqe për një javë dhe të lundrojë drejt territorit amerikan të Guam për kontroll.
Zyrtarët e Marinës së SHBA theksuan në hetimin e tyre se anëtarët e ekuipazhit mund ta parandalonin përplasjen.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nga incidenti u lënduan 15 marinarë. Prezenca e nëndetëses bërthamore në zonë u kritikua ashpër nga Kina, që i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë provokimet.