Moti i keq me stuhi të forta ka goditur Italinë fqinje ditët e fundit duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Një person raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e shiut të dendur në Katania duke u bërë viktima e dytë nga përmbytjet.
Sipas mediave 53-vjeçari pasi ishte përfshirë në një aksident automobilistik doli nga mjeti i tij edhe u rrëmbye nga furia e ujit.
Si pasojë e stuhisë së fortë, rrugët janë shndërruar në lumenj, bodrumet e shtëpive edhe bizneseve janë përmbytur . Situata më problematike paraqitet në Katania.
Si masë paraprake shkollat dhe aktivitetet tregtare jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten. Ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar përkeqësimin e situatës.
Advertisement