Shiu dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në shumë qytete të Italisë.

Në Emilia Romagna shumë qytetarë janë bllokuar në banesat e tyre për shkak të përmbytjes se lumit Panaro. Edhe në Sicili nga lindja në perëndim toka ka rrëshqitur, çka solli bllokimin e rrugëve.

Situata është kritike në të gjithë zonën e Bellunos ku zjarrfikësit kanë bërë  te paktën 130 ndërhyrje për të evakuuar qytetarët .Ndërsa në zonat malore dëbora arriti 80 centimetra lartësi.

Ndërkohë edhe pjesa e Adriatikut në Kroaci është goditur nga një stuhi e fortë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deti përmbyti bregun në Kastela, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar se reshjet e mëdha do të vijojnë edhe gjatë natës duke u gdhirë e hëna.