Kater persona kanë humbur jetën dhe shume të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve masive në provincën Giresun në Turqi.
Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, tha se ndërhyrja e ndihmës së shpejtë ka arritur të shpëtojë 127 persona. Gjithashtu 5 efektivë të xhandarmerisë e drejtuesit e një eskavatori u zhdukën pas shembjes së një kanali nëntokësor nga përmbytjet në rajon.
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar dhe përmbytjet masive, kanë bllokuar rrugët e 118 fshtrave, duke vështirësuar punën e ekipeve të kërkim shpëtimit.
Presindenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan u shprehu ngushëllime familarëve të viktimave që humbën jetën në përmbytjet në verilindje të vendit.
Ende nuk ka informacione paraprake për dëmet material.
The post Përmbytje masive në Turqi, katër viktima/ Vijojnë kërkimet për të zhdukurit appeared first on Vizion Plus.