Pas evropës perendimore dhe  Kinës, edhe India është përfshirë nga përmbytje të shumta.  Moti i keq i ditëve të fundit i kanë marrë jetën më shumë se 125 personave.

Digat dhe lumenjtë janë “tejmbushur” në Indinë perëndimore ndërsa dhjetëra

persona raportohen te jenë ende të bllokuar. Ekipet e shpëtimit dhe ushtria kanë nisur operacionet në ndihmë të banorëve. Vendi eshtë goditur edhe nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe stuhite.

Autoritetet po zhvendosin njerëzit nga zona të tjera që mund të preken.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ekspertëve Shteti i Maharashtrës u godit nga reshjet më të dendura të katër dekadave të fundit.

Moti i ashpër ka përfshirë disa pjesë të botës javët e fundit, me përmbytje në Kinë dhe Evropën Perëndimore dhe një valë të madhe nxehtësie në Amerikën e Veriut.