Pas evropës perendimore dhe Kinës, edhe India është përfshirë nga përmbytje të shumta. Moti i keq i ditëve të fundit i kanë marrë jetën më shumë se 125 personave.
Digat dhe lumenjtë janë “tejmbushur” në Indinë perëndimore ndërsa dhjetëra
persona raportohen te jenë ende të bllokuar. Ekipet e shpëtimit dhe ushtria kanë nisur operacionet në ndihmë të banorëve. Vendi eshtë goditur edhe nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe stuhite.
Autoritetet po zhvendosin njerëzit nga zona të tjera që mund të preken.
Sipas ekspertëve Shteti i Maharashtrës u godit nga reshjet më të dendura të katër dekadave të fundit.
Moti i ashpër ka përfshirë disa pjesë të botës javët e fundit, me përmbytje në Kinë dhe Evropën Perëndimore dhe një valë të madhe nxehtësie në Amerikën e Veriut.