Autoritetet në Mauritania kanë gjetur të paktën 89 trupa në brigjet e vendit pasi një varkë me emigrantë u mbyt.

Rruga e ndjekur nga emigrantët përgjatë bregut të Afrikës Perëndimore për të arritur në Ishujt Kanarie dhe Spanjë është një nga më vdekjeprurësit në botë.

Sipas agjencisë Mauritaniane, nëntë persona u shpëtuan , përfshirë një vajzë pesëvjeçare. Gjithsej 170 emigrantë ishin në bordin e varkës .

Pothuajse 5,000 emigrantë vdiqën në det në pesë muajt e parë të 2024 duke u përpjekur të arrinin arkipelagun spanjoll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";