
Siçilia është përfshirë ditën e djeshme nga nga një stuhi me reshje të forta, çka ka krijuar përmbytje dhe viktima dhe të plagosur.
Sipas mediave italiane, situata u pataqit e rëndë edhe në Palermo të.
Përmbytja e madhe si pasojë e reshjeve të shiut zgjati për më shumë se 3 orë, çka krijoi kaos.
Mediat italiane shkruajnë më tej se dy persona që mbetën të bllokuar në makinën e tyre humbën jetën.
Makina u mor nga rrjedha e ujit dhe ata nuk arritën të dilnin, çka solli humbjen e jetëve.
Gjithashtu dy fëmijë ndodhen të shtruar në spital me hipotermi.
Në një video të publikuar shihet se si njerëzit braktisin makinat e tyre dhe notojnë për të shpëtuar jetën e tyre.
Shihni pamjet:/VIZION PLUS/
The post Përmbytet jugu i Italisë/ Vdesin 2 persona, dy fëmijë përfundojnë në spital appeared first on Vizion Plus.