Mbyllet në mënyrën më të dhimbshme të mundshme përralla e Atalantës në Uefa Champions League.

Hirushja e futbollit italian dhe europian ishte shumë pranë realizimit të një objektivi të pamenduar kurrë më parë, kualifikimit për në 4 më të mirat e kontinentit në Champions League, mirëpo u dorëzua vetëm në minutat shtesë.

Skuadra e Berat Gjimshitit kryesoi cerekfinalen e parë të “Final 8” në Lisbonë deri në minutën e 90, për ti hapur rrugë francezeve që festuan pa fund këtë kualifikim të cmendur.

Pasalic shënoi golin e vetëm të bergamaskeve në pjesën e parë, një fraksion loje ku italianet ishin në fakt me shumë fat sepse Neymar humbi dy raste flagrance për gol.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pjesën e dytë francezet shtuan presionin duke patur disa mundësi shënimi por portieri i Atalantes dhe mbrojta me në krye Gjimshitin rezistoi deri castet e fundit. Skuadra u detyrua të luaje me 10 lojtar në fund pasi Gasperini kishte kryer të gjitha zëvëndësimet dhe një dëmtim bëri që skuadra të vihej në vështirësi numerike. Megjithatë goli i Markinjos në minutën e 90 me ndihmen edhe te mbrojtësit Kaldara baraspeshuan gjithcka e jo vetëm. Kur u mendua se cerekfinalja do të shkonte ne shtesë Neymar dhe Mbappe i dhanë mundësi sulmuesit të sapofutur Chupo Moting që me porten e boshatisur të shënonte golin e përmbysjes dhe kualifikimit të madh. Tashmë PSG pret fituesin e ciftit Leipzig-Atl.Madrid. Sfida emocionuese u transmetua në Tring.

The post Përmbysje dramatike/ Përralla e Atalantës dhe Gjimshitit mbyllet me lot, PSG në gjysmëfinale appeared first on Vizion Plus.