Një cisterne që transportonte benzinë është përmbysur mbrëmjen e sotme në autostradën Athinë-Korinth.
Vendi i ngjarjes është përfshirë nga flakët.
Sipas medieve greke, drejtuesi i mjetit është dërguar në spital, por gjendja e tij nuk është shqetësuese.
Janë mobilizuar 28 zjarrfikës me nëntë automjete. Qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në të dyja anët e autostradës./vizionplus.tv
Advertisement