Përmbyset një cisternë me 1.4 milionë litra naftë në Filipine

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbyset një cisternë me 1.4 milionë litra naftë në Filipine

Një cisternë që transportonte 1.4 milionë litra naftë industriale u përmbys në Filipine dhe autoritet po luftojnë të frenojnë shpërndarjen e saj.

Anija MT Terra Nova ishte nisur për në qytetin qendror të Iloilo-s kur u mbyt në gjirin e Manila-s. Erërat e forta dhe dallgët e larta po pengojnë edhe punën e mëtejshme për të ndalur një katastrofë natyrore.

Nga 17 anëtarë të ekuipazhit 16 u shpëtuan, ndërsa një rezulton i humbur dhe kërkimet për të po vazhdojnë.

Një njollë nafte e shtrirë rreth 3.7 kilometra nisi të shpërndahej nga një rrymë e fortë në drejtimin lindor dhe verilindje. Personeli i mbrojtjes së mjedisit detar është mobilizuar për të ndihmuar në kontrollimin e tij.

Advertisement

Ne po garojmë me kohën dhe do të përpiqemi të bëjmë çmos për ta kontrolluar atë menjëherë dhe për të ndaluar rrjedhjen e naftës“, tha në një konferencë zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Filipineve, Admirali Armando Balilo.

Ai paralajmëroi se nëse e gjithë nafta në cisternë do të rrjedhë, do të ishte rasti më i keq në historinë e Filipineve.

Ekziston një rrezik i madh që Manila të preket, sepse është brenda gjirit të Manila. Mijëra peshkatarë dhe operatorë turistikë janë të varur nga ujërat për jetesën e tyre“, tha ai.

Mbytja e anijes ndodhi pasi shirat e dendur të nxitur nga tajfuni Gaemi dhe musoni sezonal goditën Manilën dhe rajonet përreth ditëve të fundit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy