TURQI– Shoferi dhe 19 studentë kanë mbetur të lënduar lehtë si pasojë e përmbysjes së minibusit të studentëve në lagjen Vezirköprü të Samsunit.
Shoferi i minibusit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në fushë.
Pas aksidentit, në vendngjarje janë nisur ekipet e Emergjencës dhe të Policisë.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror Vezirköprü dhe janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv
Advertisement