Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në Turqi, ku një minibus me emigrantë u përmbys. Si pasojë e aksidentit, 12 persona humbën jetën, dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur.
Minibusi doli nga rruga gjatë natës pranë provincës Van. Për pasojë, mjeti përfundoi i përmbysur e më pas shpërtheu në flakë.
Advertisement
Emigrantët që vijnë kryesisht nga Irani, Afganistani dhe Pakistani, e kalojnë rregullisht kufirin iranian në Turqi në këmbë përpara se të transportohen në perëndim në qytete si Stambolli dhe Ankaraja.
Advertisement
Në qershor të vitit 2020, mbi 60 emigrantë u mbytën në liqenin Van kur anija e tyre u fundos.
Advertisement