Përleshje në burgun e sigurisë së lartë në SHBA, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përleshje në burgun e sigurisë së lartë në SHBA, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

Tre të burgosur u vranë dhe nëntë të tjerë janë shtruar në spital pas një përleshjeje brenda një burgu të sigurisë maksimale në Nevada, thanë autoritetet lokale. Sipas zyrës së guvernatorit Joe Lombardo, ishte një konflikt mes bandave, raportoi kanali i Las Vegas KVVU-TV.

Përleshja ndodhi pasditen e së martës në burgun shtetëror Ely, në një zonë rurale, rreth 250 km në veri të Las Vegas. Ky burg, i vetmi me siguri maksimale në Nevada, strehon edhe të dënuar me vdekje.

Asnjë oficer nuk u lëndua. Autoritetet nuk thanë se çfarë e shkaktoi përleshjen, as nuk thanë se sa të burgosur të tjerë u plagosën, por nuk kishin nevojë për trajtim. Nëntë të shtruarit në spital kanë plagë me thikë.

Për shkak të trazirave, vizitat u ndaluan për një kohë të pacaktuar në të gjitha burgjet e shtetit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy