Greqi – Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar në Oropos, pasi ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19:00 në një fushë brenda EPAL Oropou, ku pas një debati 15-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në krahun e majtë.
Ngjarja u pa nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.
Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe prindërit e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas informacioneve, sherri mes të miturve ka ndodhur për një xhaketë.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou ku i është dhënë ndihma e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv