Përkujtohet “D-Day” në Francë, liderët botërorë nderojnë të rënët e luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përkujtohet “D-Day” në Francë, liderët botërorë nderojnë të rënët e luftës

President i Shba, Joe Biden, mbreti i Anglisë, Charles i III, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeu dhe të tjerë zyrtarë të lartë janë mledhur këtë të enjte në Francë në përkujtim të ditës që shënoi fillim e fundit të gjermanisë naziste.

Ceremonisë përkujtimore të D-day iu bashkuan edhe qindra veteranë të luftës së dytë botërore nga SHBA, Britania e madhe dhe Kanadaja.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan joe Biden vlerësoi guximin dhe vendosmërinë e trupave amerikanë dhe aleatëve që zbarkuan në brigjet franceze 80 vite më parë.

“Ata që luftuan këtu u bënë heronj, jo sepse ishin më të fortët por sepse iu dha një mission i guximshën të cilin ata e kryen edhe kur probabiliteti për të vdekur ishte real. Ata ishin të bindur se ka gjëra për të cilat ia vlen të luftosh dhe të vdesësh. Ia vlen liria, demokracia, Amerika dhe gjithë bota. Atëherë, tani dhe gjithmonë”, tha Biden.

Advertisement

Presidenti francez Emanuel macron falenderoi veteranët amerikanë.

 “Ishit 20-vjeç ose më pak kur latë familjet dhe fëmijët tuaj, ëndrat dhe planet për të ardhmen. I latë të gjitha, kaluat oqeanin dhe zbritët në brigjet e Francës 80 vjet më parë për pavarësinë dhe lirinë tonë. Këtë nuk e kemi harruar. Faleminderit”, tha Macron.

Mbreti Charles bëri nderime në memorialin e Britanisë në normandi teksa u shpreh se nuk duhet harruar sakrifica e dëshmorëve të luftës.

“Aftësia jonë për të mësuar nga tregimet e veteranëve drjtëpërdrejtë zvogëlohet. Por detyra jonë për t’i kujtuar të rënët në luftë, atë që ata përfaqësonin dhe atë për të cilin ata luftuan e arritën për të gjithë ne, nuk do të venitet kurrë”, tha Mbreti Charles.

Advertisement

Në ceremoninë përkujtimore në Normandi ka mbërritur edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i cili do të marrë pjesë në aktivitete ndërsa do të zhvillojë një takim edhe me presidentin joe biden. Zbarkimi i trupave amerikanë, britanikë dhe të aleatëve të tjerë në brigjet e Normandisë paralajmëroi çlirimin e Evropës Perëndimore nga sundimi nazist. Deri në vitin 2004, asnjë përfaqësues gjerman nuk mori pjesë në ngjarjet përkujtimore.Për shkak të luftës në Ukrainë këtë vit, janë përfaqësuesit rusë ata që janë lënë jashtë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy