Celine Dion nuk do të këndojë më në publik.
Sëmundja e saj përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia.
Këtë e ka zbuluar faqja amerikane Radar online duke cituar burime të afërta me yllin e muzikes, e cila prej disa kohësh po lufton me sindromën paralizuese të personit të ngurtë.
55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthejë datat e turneut 2023 dhe 2024, të cilat ajo i anuloi në maj,” shkruhet në faqe.
Insajderi tha gjithashtu se gjendja e pesë herë fitueses se Grammy-t po përkeqësohet.
Disa javë më parë, motra e yllit Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.
Këngëtarja kanadeze po vuan nga një sëmundje e rrallë. Ajo u diagnostikua me SPR, sindromën e personit të ngurtë. Është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në trung dhe në bark.