Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan më 27 nëntor për masat e reja, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, derisa zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se “ka gjasa” që vaksinat ekzistuese të jenë më pak efektive ndaj këtij varianti.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se të gjithë personat që hyjnë në shtet duhet të bëjnë test për koronavirus. Ai po ashtu paralajmëroi se është koha që të përshpejtohet dhënia e dozave përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

“Ne do të kërkojmë nga të gjithë personat që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar që të bëjnë test PCR deri më së largu ditën e dytë të arritjes së tyre dhe të vetizolohen derisa nuk marrin rezultatin negativ”, tha ai në një konferencë për media.

Johnson po ashtu tha se edhe personat që kanë kontakte me të infektuarit, që dyshohet se janë infektuar me variantin Omicron, do të duhet të vetizolohen për dhjetë ditë. Po ashtu, ai tha se Qeveria do të ashpërsojë rregullat për mbajtjen e maskës dhe do të përshpejtojë programin e imunizimit me doza përforcuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur në konferencë së bashku me kryeministrin Johnson, shefi kryesor i shëndetësisë në Britani, Chris Whitty tha se ka gjasa të arsyeshme që varianti i identifikuar së fundmi në Afrikën e Jugut, do të jetë më i vështirë që të luftohet përmes vaksinave.

Më herët gjatë të shtunës, sekretari për Shëndetësi, Sajid Javid tha se dy raste të lidhura me variantin Omicron janë detektuar në Britani, pasi qytetarët kanë udhëtuar nga jugu i Afrikës./ REL