Shefi ekzekutiv i Modernës, Stéphane Bancel, parashikon rënie të konsiderueshme të efektshmërisë së vaksinave aktuale kundër variantit Omicron të Covid-19, ndërsa siç thotë, do të duhen muaj për të pasur në dispozicion vaksina efikase.
“Mendoj se në asnjë mënyrë, efektshmëria e vaksinave mund të jetë e njëjtë si me variantin Delta”, u shpreh Stéphane Bancel, shef ekzekutiv, Moderna.
Në intervistën e dhënë për Fianancial Times, Bancel pohon se nuk mund të thotë se në ç’masë do të reduktohet mbrojtja e vaksinave, por se shkencëtarët nuk janë optimist.
Mendoj se do të ketë rënie të konsiderueshme. Nuk e di me saktësi sa, pasi duhet të presim për të dhëna. Por të gjithë shkencëtarët me të cilët kam folur mendojnë se nuk do të kemi lajme të mira”.
Fjalët e shefit të Moderna-s patën ndikim të fortë në tregjet financiare, duke çuar në pikiatë bursat dhe çmimin e naftës.
Sakaq, varianti Omicron duke se është tani i pranishëm në 5 kontinente. Mbi 33 janë rastet e konfirmuara në Europë, me Francën që u bë e fundit që identifikoi virusin në territorin e saj.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e të gjitha rastet e konfirmuara kanë historik udhëtimesh nga vendet afrikane. Omicron u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut, ku është regjistruar edhe numri më i lartë i rasteve, mbi 114 sipas të dhënave.