Përhapja e variantit “Omicron”, ekspertët britanikë rekomandojnë dozën e katërt të vaksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapja e variantit “Omicron”, ekspertët britanikë rekomandojnë dozën e katërt të vaksinës

Varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant.

Omicron besohet se është më infektues se variantet paraprake, edhe pse ekspertët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë.

Sakaq, këshilltarët e qeverisë Britanike për vaksinat, kanë rekomanduar një sërë masash të reja për të ndaluar përhapjen e  variantit të ri të koronavirusit.

Disa nga sugjerimet që ata kanë bërë përfshijnë uljen e moshës për dozën përforcuese dhe marrjen e një doze tjetër për më të rrezikuarit.

Advertisement

Rekomandimet e ekspertëve britanikë:

Dozë përforcuese për të gjithë mbi 18-vjeç

Ulja e kohës së marrjes së dozës së tretë nga doza e dytë, nga 6 muaj në 3 muaj

Dozë e dytë për fëmijët nga mosha 12 deri në 15-vjeç, në jo më pak se tre muaj

Advertisement

Personave me imunitet tepër të dobët u jepet mundësia për një dozë të katërt këtë dimër

Përforcuesit përbëhen nga një dozë Pfizer ose gjysmë doze Moderna

Këto sugjerime vijnë në një kohë kur shumë shtete janë shqetësuar për variantin e ri, ndonëse shumë pak dihet për të.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy