Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva është dënuar me 7 vite burg në lidhje me rastin ‘Reket’, e cila akuzohet për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’.
Ndërkohë, Bojan Jovanovski, u dënua me 9 vite burg. Ky i fundit e cilësoi vendimin e gjykatës tendencioz dhe politik. “E di sa do të ma zgjasni paraburgimin, sepse për këtë keni urdhër”, u shpreh Boki 13. Ish-kryetarja e prokurorisë Speciale, Katica Janeva nuk ishte prezentë në seancën e sotme të rastit “Reket”, për të dëgjuar aktgjykimin.
Për rastin “Reket” akuzohej edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13″ dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren speciale kishin marrë një shumë të madhe parash nga një biznesmen, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohej atë kohë kundër tij.
Katica Janeva drejtonte dikur Prokurorinë Speciale e themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, apo shpërdorimet e shumta që janë kryer nga ish- zyrtarët qeveritarë.
Bëhej fjalë për të paktën 17 padi, kundër 93 ish-zyrtarëve, të cilat ishin ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015, kur ishte themeluar kjo prokurori.