Përgatitje për takimin e nivelit të lartë Biden-Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përgatitje për takimin e nivelit të lartë Biden-Putin

Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvilluan të hënën bisedime për një gamë të gjerë çështjesh, që të dyja palët i përshkruan si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një takimi të mundshëm midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit Vladimir Putin.

 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan dhe Sekretari i Këshillit rus të Sigurisë Nikollaj Patrushev diskutuan një sërë çështjesh në takimin e tyre në Gjenevë, duke u përqendruar te stabiliteti strategjik, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Rus të Sigurisë, cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

 

Advertisement

“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një samiti të planifikuar SHBA-Rusi, data dhe vendndodhja e të cilit do të njoftohet më vonë. Palët shprehën besim se zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët mund të gjenden në një numër fushash”, tha Shtëpia e Bardhë.

 

Palët thanë se normalizimi i lidhjeve SHBA-Rusi do të ishte në interes të të dy vendeve.

 

Advertisement

Presidenti Biden tha këtë muaj se ai priste të takohej me zotin Putin së shpejti, duke shtuar se mosmarrëveshjet midis dy vendeve nuk kishin nevojë të zgjidheshin përpara një takimi të nivelit të lartë.

 

Administrata Biden do të donte të shtonte një samit me zotin Putinin në një vend të tretë kur presidenti amerikan të jetë në Evropë në mes të qershorit për takimin e Shtatëshes në Britani dhe bisedimet me aleatët e NATO-s në Bruksel.

 

Advertisement

Një gazetë zvicerane njoftoi të hënën se dy udhëheqësit do të takohen në Zvicër, duke cituar burime të paidentifikuara.

 

E përditshmja Tages-Anzeiger njoftoi se një mision amerikan tashmë ka mbërritur në Gjenevë për këtë qëllim. Vëzhguesit e avionëve raportuan në Twitter për një aeroplan të pazakontë amerikan transporti që ishte ulur të dielën në aeroportin e Gjenevës./ VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy