Kanë përfunduar votimet e raundit të parë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë. Pjesëmarrja ka qenë pothuajse rekord, teksa morën pjesë në zgjedhjeve pothuajse 70% e votuesve, asnjëherë kaq e lartë që nga viti 1981.

Exit pollët e para pas votimeve flasin për një fitore të Asamblesë Kombëtare të Marine Le Pen me 34% të votave. Më pas renditet e majta e Frontit Popullor me 28.1%, ndërsa Macron si forcë e tretë me 20.3% e votave.

Projektohet që e djathta ekstreme të marrë midis 240 deri në 270 vende në Parlament. Fronti Popullor projektohet me 180 deri 200 vende, ndërsa forca përllogaritet nga 60 deri në 90.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";