Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, kanë përfunduar takimin dyditor në të cilin kanë diskutuar për mënyrat e reformimit të brendshëm të Aleancës dhe misionin në Afganistan. Në takimin që u zhvillua online, për shkak të pandemisë, vendet anëtare të NATO-s, diskutuan edhe për mënyrën sesi organizata duhet t’i përshtatet kërcënimeve të reja, duke përfshirë “agresivitetin e vazhdueshëm të Rusisë” dhe “ngritjen e Kinës”.

Një raport i ekspertëve parasheh veprimet se si të reformohet Aleanca. Në këtë raport thuhet se derisa NATO-ja u përball me një kërcënim të madh gjatë Luftës së Ftohtë, ajo tani përballet me dy “rivalë sistematikë” – Rusinë dhe Kinën – së bashku me “kërcënimin e përhershëm të terrorizmit”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve se NATO-ja po e përshtat qëndrimin e saj parandalues “për të adresuar veprimet destabilizuese të Rusisë”, por ministrat janë pajtuar se ata duhet të vazhdojnë të ndjekin dialogun me Rusinë.

Për Afganistanin, Stoltenberg tha se NATO mbështet procesin e paqes, ndërsa mbetet e përkushtuar në misionin për të ndihmuar Afganistanin të luftojë terrorizmin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, ai shtoi: “Ndërsa ne vazhdojmë të vlerësojmë situatën në Afganistan, është e qartë se ne do të përballemi me një pikë kthese në fillim të vitit të ardhshëm”.

“Pra, ka një çmim për të qëndruar më gjatë, por ka edhe një çmim nëse largohemi shumë shpejt”, tha ai.

NATO-ja tani ka rreth 11.000 trupa, nga dhjetëra vende të stacionuara në Afganistan. Mandati i tyre është të ndihmojnë në trajnimin dhe këshillimin e forcave të sigurisë në Afganistan.

Sipas një marrëveshje paqeje të arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, të gjitha trupat e huaja duhet të largohen nga Afganistani deri në 1 maj 2021 nëse lejojnë kushtet e sigurisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aleanca e sigurisë rrezikon një angazhim edhe më afatgjatë, nëse misioni i NATO-s qëndron në Afganistan, dhe nëse largohet ekziston rreziku që ai vend të bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë, tha Stoltenberg./ REL