Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në Indi.
Autoritetet janë duke hetuar shkakun e zjarrit, sipas një zyrtari shëndetësor, i cili tha se vetëm shtatë nga 17 pacientët arritën të shpëtonin.
“Dy pacientë janë në gjendje kritike dhe pesë të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Gandal për Reuters.
Në një mesazh në Twitter, kryeministri Narendra Monti shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Advertisement