Papa Françesku e ka konsideruar si një moment turpi abuzimin seksual në Kishën Katolike në Francë, ku sipas një komision hetimor rreth 216 000 fëmijë dhe të rinj kishin qenë viktima të dhunës seksuale që nga vitet 1950.
Së bashku me institucionet e drejtuara nga Kisha, mund të ketë pasur 330 000 viktima. “Ky është një numër i konsiderueshëm. Unë u shpreh pikëllimin dhe dhimbjen time viktimave për traumën që kanë pësuar. Kjo është turp për mua, turp i të gjithëve ne, turpi im”, tha Papa Françesku në një auditor të përgjithshëm, në Vatikan.
Françesku u bëri thirrje peshkopëve dhe drejtuesve të kishës në Francë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin sërish dhe “në mënyrë që Kisha të bëhet përsëri një shtëpi e sigurt për të gjithë”.
Konferenca e Peshkopëve Francezë ripohoi sot se duhet të ketë kompensim financiar për viktimat.