Për herë të parë pa Merkel, shqiptarja e CDU: Gara është shumë e ngushtë në zgjedhjet e së dielës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë pa Merkel, shqiptarja e CDU: Gara është shumë e ngushtë në zgjedhjet e së dielës

Shqiptarja Aneta Wolter, e cila është anëtare e kryesisë së CDU-së në Lubek të Gjermanisë, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, të cilat do të mbahen këtë të diell, ku për herë të parë pas 16 vitesh do të mungojë Angla Merkel.

Wolter u shpreh se kjo fushatë është shumë ndryshe nga të kaluarat. Anëtare e kryesisë së CDU-së në Lubek theksoi se Gjermanisë do t’i nevojitet një koalicion me tre parti për të krijuar shumicën, duke iu referuar sondazheve të deritanishme.

“Fushata është shumë e ndryshme. Edhe sot nuk e dimë se kush do t’i fitojë këto zgjedhje, pasi gara është shumë e ngushtë dhe këtë e japin sondazhet. Gjermania do të ketë nevojë për 3 parti për të krijuar shumicën në parlament dhe për të ndërtuar qeverinë e ardhshme. Sipas sondazheve, zgjedhësit gjermanë, pasi 16 vitesh me Merkel, kërkojnë sfida të reja, kërkojnë një ndryshim. Ata kërkojnë një kancelar, i cili të jetë në gjendje të marrë vendime të vështira, jo të rehatshme”.

Por, kush janë kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Merkel pas 16 vitesh? “Janë 3 persona më të favorizuar për kancelar. Shanset më të mira i ka socialdemokrati, Olaf Scholz, i cili është aktualisht ministri Federal i Financave. Sipas sondazheve, Scholz shkon nga 24 deri në 26 përqind. I dyti është Armin Laschet – CDU, i cili sipas sondazheve ka një përqindje nga 20 deri në 22%. Por të mos harrojmë këtu se para 4 vjetësh, përqindja e votave që fitoi Unioni ishte 32%, pra ka një diferencë shumë të madhe. E trata është zonja Annalena Baerbock, nga të Gjelbrit. Ajo ka një mbështetje të madhe nga brezi i ri. Temat klimaterike janë bërë pjesë reale dhe e vendimeve politike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy