Për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar/ Homoseksualët dhurojnë gjak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar/ Homoseksualët dhurojnë gjak

Për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, të hënën një çift homoseksualësh dhuroi gjak. Çifti Oscar dhe Xavier thanë se ndihen krenarë për këtë gjë që po bënin.

 

Në këtë mënyrë, hynë në fuqi rregullat e reja në Angli, Skoci dhe Uells që u lejon të gjithë atyre që kanë pasur të njëjtin partner seksual për tre muaj ose më shumë, të dhurojnë gjak.

 

Advertisement

Më parë, ishte e ndaluar që një mashkull që kishte patur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër në tre muajt e fundit, të jepte gjak.

 

Të gjithë donatorët pyeten në lidhje me sjelljet e tyre seksuale, pavarësisht nga gjinia dhe seksualiteti i tyre. Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi në Irlandën e Veriut në shtator.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy