Për dashuri apo për para: Historia e vrasjeve politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për dashuri apo për para: Historia e vrasjeve politike

Nga Peter Stothard, History Today

Michael Burleigh është një shkrimtar dhe historian anglez, fokusi kryesor i të cilit ishte Gjermania naziste dhe vrasjet politike.  Ai ka shkruar për kronologjinë e vrasjeve politike si James Bond, Julius Caesar dhe Jamal Khashoggi, arkidukën austro hungareze Franz Ferdinand, Abraham Lincoln, si edhe për kryeministra nga Britania, Suedia dhe Japonia, John F. Kennedy.

Vrasjet politike, siç shpjegon Burleigh, janë përqendruar në kohë dhe në vende të caktuara. Në Europë, luftërat fetare të shekullit të 17-të motivuan shumë persona të cilat shfrytëzuan mundësitë fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, kur monarkët nuk ” fshiheshin” më por dilnin më shpesh në publik, duke minuar kështu edhe sigurinë e tyre.

Kur Julius Cezari vdiq në Ides në vitin 44 para Krishtit, motivet e vrasësve të tij ishin nga frika parimore e tiranisë deri te preferenca e viktimës për gratë e burrave të tjerë. Që nga ajo kohë  kanë ndodhur shumë vrasje për moral,  në mesin e tyre ishte edhe John Wilkes Booth, vrasësi i Abraham Lincoln në 1865, i cili e vrau atë në emër të Konfederatës  në Luftën Civile Amerikane.

Advertisement

John Wilkes kur doli në skenë në teatrin Ford pasi qëlloi presidentin në pjesën e pasme të kokës, ai bërtiti ‘sic semper tyrannis ‘, fjalë të lidhura gjerësisht me Marcus Brutus, më idealistin nga vrasësit e Cezarit.

Parimet rreth anarkisë dhe pavarësisë kombëtare nxitën vrasjet në Ballkan para Luftës së Parë Botërore. Gruaja e perandorit austro-hungarez Franz Joseph u vra nga një anarkist italian në Zvicër, i cili po kërkonte një aristokrat për  ‘propagandën e veprës’ së tij.

Vetë perandori shpëtoi një herë nga vdekja. Trashëgimtari i tij, Franz Ferdinand, u godit me një plumb nga një nacionalist serb, Gavrilo Princip, në qershor 1914. Por ai pa fundin e asaj që kishte filluar, në burg deri ditën që humbi jetën nga tuberkulozi në 1918.

Në nëntor 1939 një i vetmuar komunist, George Elser, pas disa minutash nga shpërthimi i një bombe erdhi menjëherë në një festë që po organizohej në Mynih.  Ai  jetoi aq gjatë sa të shihte rezultatin, i cili në rastin e tij ishte një luftë që nuk kishte arritur ta parandalonte.

Advertisement

Në vend të kësaj, Hitleri u largua nga festa shumë herët dhe Elser duroi aq shumë tortura:  ai u ekzekutua vetëm disa javë para se Hitleri të vriste veten.  Në vitin 1932, vrasësit e suksesshëm të kryeministrit japonez Inukai Tsuyoshi gjithashtu kishin dashur të vrisnin një nga mysafirët e ti, Charlie Chaplin, “në mënyrë që të shkaktonin luftë me perëndimin”.

Regjisori, i cili tetë vite më vonë e cilësoi, Hitlerin  ‘Diktatorin më të  Madh’ , ishte me fat që arriti të shpëtonte. Personat e parë që u “pagëzuan” me emrin “vrasës” ishin nga sekti mesjetar Ishmaeli i Islamit Shia. Sipas Marco Polo, motivet e tyre në shënjestrimin e sundimtarëve sunitë në Siri dhe Irak ishin vera,  gratë dhe këngët.

Mongolëve iu desh të frenonin këta optimistë pionierë para se të kërkonin shpërblime nga pasardhësit e tyre: 150 dukatë plus për vrasjen e një mbreti të Spanjës në emër të republikës veneciane në shekullin e 16 -të, 100 dukatë për papën.

Për lexuesit që nuk e njihnin fjalën ekzotike lindore dhe mund ta lidhnin me konsumimin e hashashit, Dante dha përkufizimin e tij të një vrasësi që vret për para. Vrasësit e zgjedhur nga shtetet moderne  ishin profesionistë me pagesë.

Advertisement

Burleigh i ka dhënë një konotacion tjetër vrasjes së disidentit saudit Jamal Kashoggi në Stamboll. Vdekja e maltezes Daphne Caruana Galizia u kushtoi armiqve të saj 150,000 euro, me 30,000 të paguar paraprakisht.

Kryeministri i vetëm britanik që u vra ishte Spencer Perceval, në 1812, nga një biznesmen i cili ndihej i zhgënjyer nga qeveria.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy