Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit kanë arritur kulmin muajt e fundit. Kërcënimi kinez për ishullin shihet me shqetësim në perëndim sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, i cili e ka futur botën në krizë ekonomike dhe energjetike.

Për të frenuar një sulm të mundshëm kinez , Pentagoni ka miratuar një shitje armësh për Tajvanin me vlerë 1.1 miliardë dollarë, në përpjekje për të bërë Pekinin te kuptoje se aneksimi i ishullit nuk do të jetë i lehtë.

Sipas Departamentit të Shtetit shitja përfshin raketa ajër-det me vlerë 355 milionë dollarë, raketa ajër-ajër me vlerë 85 milionë dollarë si dhe radarë dhe programim për mbrojtjen ajrore me vlerë 655 milionë dollarë. Pentagoni thekson se pajisjet ishin të nevojshme për të ruajtur një aftësi të mjaftueshme vetëmbrojtjeje në rast sulmi.

Por ky hap i fundit nga SHBA ka nxitur edhe më shumë reagimin e Pekinit, i cili akuzon Uashingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme . Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, tha se shitja e armëve rrezikonte rëndë marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Uashingtoni e akuzon Pekinin për shtim të presonit ndaj ishullit, duke tentuar aneksimin e tij me forcë.

Tensioni dhe retorika e ashpër Uashington- Pekin preku kulmin kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në gusht.