Forcat ushtarake duhet të fillojnë menjëherë të bëjnë vaksinën për COVID-19ën, u shpreh sot në një udhëzim me shkrim Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke i urdhëruar drejtuesit ushtarakë “të caktojnë afate ambicioze për zbatimin” e këtij udhëzimi.

 

Sipas të dhënave të Pentagonit, mbi 800 mijë ushtarakë aktivë ende nuk janë vaksinuar. Tashmë që vaksina e kompanisë Pfizer ka marrë miratimin e plotë nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat (FDA), Departamenti i Mbrojtjes po e shton këtë vaksinë në listën e vaksinave të detyrueshme që forcat amerikane duhet të bëjnë në kuadrin e shërbimit ushtarak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agjensia e lajmeve Associated Press siguroi një kopje të udhëzimit, ku nuk përcaktohen afate kohore për përmbushjen e vaksinimeve, por thuhet se forcat e armatosura duhet të raportojnë rregullisht për progresin e arritur. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se Sekretari Austin u ka bërë të qartë forcave të armatosura se ai pret që ata të veprojnë shpejt, dhe se kjo duhet të përfundojë brenda javësh, jo muajsh.

“Për të mbrojtur këtë vend, ne kemi nevojë për një forcë të shëndetshme dhe të gatshme”, tha Sekretari Austin në memorandum. “Pas konsultimit të kujdesshëm me ekspertë të mjekësisë dhe udhëheqësit ushtarakë, dhe me mbështetjen e Presidentit, kam përcaktuar se vaksinimi i detyrueshëm kundër sëmundjes së koronavirusit… është i nevojshëm për të mbrojtur Forcën (ushtarake) dhe për të mbrojtur popullin amerikan”.

 

Trupat do të jenë në gjendje të marrin vaksinat Pfizer në bazat e tyre dhe nga shtabet në të gjithë botën. Pentagoni ka thënë se ka furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të përmbushur kërkesat. Anëtarët individualë të forcave të armatosura gjithashtu mund të kërkojnë vetë dhe të marrin ndonjë nga vaksinat e tjera ndaj COVID-it.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Përmbushja e urdhërit për vaksinimin, megjithatë, mund të jetë një sfidë për forcat e Gardës Kombëtare, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin dhe mblidhen vetëm një herë në muaj për stërvitjet e tyre të detyrueshme.

 

Sipas Pentagonit, ka më shumë se 1.3 milion forca në shërbim aktiv dhe gati 800 mijë në Gardën Kombëtare dhe Rezervën Kombëtare. Deri më 18 gusht, më shumë se 1 milion anëtarë të shërbimit aktiv të Gardës Kombëtare dhe Rezervës Kombëtare u vaksinuan plotësisht dhe gati 245 mijë të tjerë kishin marrë të paktën njërën dozë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Udhëheqësit e lartë ushtarakë u kanë kërkuar vazhdimisht forcave të tyre të bëjnë vaksinat, përmes një game të gjerë thirrjesh publike, dhe përmes mediave sociale dhe fushatave të tjera. Por, ashtu si në popullsinë civile amerikane, edhe shumë anëtarë të shërbimit ushtarak kanë nguruar.

 

Zyrtarët e mbrojtjes kanë thënë se është e rëndësishme që forcat të marrin vaksinën sepse ata jetojnë dhe punojnë nga afër me njëri-tjetrin dhe se epidemitë mund të dëmtojnë aftësinë e ushtrisë amerikane për të mbrojtur Amerikën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se nuk kanë një numër specifik se sa forca të Gardës nuk janë vaksinuar ende, dhe Pentagoni paraqet vetëm një numër total të forcave, ku përfshihen në të njëjtën statistikë ushtarakët në shërbimin aktiv, Gardën dhe Rezervën Kombëtare.

 

Zyrtarët e Gardës kanë thënë gjatë gjithë kohës se është shumë e vështirë të vlerësojnë se sa nga qytetarët-ushtarë që shërbejnë në këtë forcë janë të vaksinuar. Vetëm tani ata do të jenë në gjendje të fillojnë vërtet ndjekjen e numrit me më shumë saktësi, pasi anëtarët e Gardës të paraqiten për fundjavat e stërvitjeve të tyre të vjeshtës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Vendimi i Sekretarit Austin për të udhëzuar vaksinimin përmbush një premtim që ai bëri në fillim të këtij muaji se do ta bënte këtë jo më vonë se mesi i shtatorit, ose menjëherë pas licencimit nga FDA-ja. Lëvizja e tij reflekton veprime të ngjashme nga qeveritë dhe kompanitë në të gjithë botën, ndërsa vendet luftojnë me variantin shumë ngjitës delta, i cili ka rritur rastet e infektimeve në Shtetet e Bashkuara në nivele që nuk janë parë që nga vjeshta e kaluar.

 

Shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten në radhët e ushtarakëve. Gjatë muajit të kaluar, numri i vdekjeve të anëtarëve të shërbimit ushtarak u rrit nga 25 në 34 – me më shumë se një të tretën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Vaksinimi i Forcave (ushtarake) do të shpëtojë jetë”, thuhet në memon e Sekretarit Austin. “Faleminderit për përqëndrimin tuaj në këtë mision kritik”.

 

Anëtarëve të ushtrisë amerikane tashmë u kërkohet të marrin deri në 17 vaksina të ndryshme, në varësi të vendit ku janë dislokuar. Vaksinimi i detyrueshëm – ku përfshihen injeksione për linë, hepatitin, poliomielitin dhe gripin – gjithashtu parashikon një numër përjashtimesh të përkohshme dhe të përhershme për arsye mjekësore ose administrative.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në udhëzimin e Sekretarit Austin vihet në dukje se do të lejohen përjashtime që janë në përputhje me politikat aktuale për të gjitha vaksinat e tjera. Përjashtimet e përhershme përfshijnë reagime serioze mjekësore ndaj vaksinës, probleme imunitare (si nga infeksioni HIV) dhe “dëshmi të imunitetit ekzistues” nga një test antitrupash serologjik ose “dokumentim i infeksionit të mëparshëm, ose infeksionit natyror të supozuar”.

 

Ekzistojnë gjithashtu përjashtime administrative, ndër to edhe për arsye fetare. Përjashtimi fetar jepet nga shërbimet ushtarake bazuar në politikat e tyre dhe duket se është relativisht i rrallë. Vendimi merret nga komandantët bazuar në konsultimin me personelin mjekësor dhe kapelanët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Flota Detare dhe Korpusi i Marinsave thanë se nuk kanë patur kërkesa për përjashtim fetar për vaksina të tjera vitet e fundit dhe Forcat Ajrore thanë se kishin patur një numër të vogël. Ushtria nuk ofroi të dhëna.

 

Pak më shumë se gjysma e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar me një nga tre opsionet e disponueshme në vend: Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Vendimi i Pentagonit vlen vetëm për vaksinën Pfizer. Moderna gjithashtu ka aplikuar në FDA për miratimin e plotë të vaksinës së saj. J&J tha se shpreson ta bëjë këtë më vonë këtë vit./ VOA