
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme se do të qëndrojë e ulur në shesh pa limit.
Monika Kryemadhi tha se i kërkon falje Neritan Licajt dhe Kadri Roshit që nuk ka bërë sa duhet për ta mbrojtur Teatrin.
“Faji im është që kam bërë kompromise. Por këto i kam bërë për hir të stabilitetit” – tha ajo.
Kryemadhi shtoi se po qëndron në shesh si qytetare dhe me këtë gjest kërkon t’i shprehë ndjesën e saj njerëzve.
Advertisement
Ajo theksoi se të huajve nuk i dhimbset teatri jonë dhe se u kujtuan të flisnin vetëm pasi u prish.