Pekini tërbohet kundër Uashingtonit për shkak të pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pekini tërbohet kundër Uashingtonit për shkak të pandemisë

Kina ka shprehur zemërim për përpjekjet e qeverisë amerikane për të hetuar plotësisht mundësinë që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator në Wuhan. 

Pekini denoncoi dje mobilizimin e autoriteteve amerikane në këtë drejtim, duke akuzuar qeverinë e SHBA-së për “shfrytëzim politik dhe akuza inekzistente”. Kina, që në fillim, ka përjashtuar çdo lidhje midis pandemisë COVID-19 dhe Institutit të Virologjisë Wuhan.

 

Zhao Lizian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, tha se zhvillimet “tregojnë se Uashingtoni është indiferent ndaj fakteve dhe së vërtetës dhe tregon zero interes për studime serioze shkencore mbi origjinën e pandemisë. Ky nuk është zbulimi i të vërtetës, por stigmatizimin, shfrytëzimin politik. Uashingtoni nuk po tregon respekt për shkencën.”

Advertisement

Vlen të përmendet se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që vizituan Wuhan-in, në fillim të këtij viti, me qëllim gjetjen e origjinës së koronavirusit, u shprehën se dalja nga laboratori ishte e pamundur. 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy