
Koreano-veriorët, janë mbledhur në Pyongyang, përpara paradës e madhe ushtarake që do të mbahet të shtunën, ku mund të shfaqen edhe raketat më të fundit balistike të vendit.
Festa shënon 75-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet, dhe aktivitetet përfshijnë ekspozita të artit dhe industrisë, vizita në monumente dhe ceremoni për të shënuar përfundimin e projekteve të ndërtimit.
Zyrtarët në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Koreja e Veriut mund të përdorë paradën për të treguar edhe një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM).
“Ekziston një mundësi që Koreja e Veriut të zbulojë armë të reja strategjike, të tilla si raketa të reja balistike ndërkontinentale, për të tërhequr vëmendjen në një kohë kur arritjet e saj ekonomike kanë qenë të ngadalta”, tha Ministria e Bashkimit të Jugut, e cila merret me marrëdhëniet me Veriun.
The post Pavarësisht përhapjes së koronavirusit, Koreja e Veriut përgatitet për paradën ushtarake appeared first on Vizion Plus.