“Hej Siri, po më ndalon policia”; komanda e iPhone-it që lejon të filmohet bashkëveprimin me agjentët e policisë, është krijuar që në 2018 nga një përdorues i Reddit, por tani po merr vëmendje të veçantë pas ngjarjeve të fundit, që kanë nxjerrë edhe një herë në pah brutalitetin e forcave të rendit në SHBA kundër afrikano-amerikanëve.

Ky fenomen u rikthye fuqishëm në vëmendje pas vdekjes së George Floyd. Si funksionon komanda në fjalë: fillimisht, duhet shkarkuar aplikacioni ‘Shortcuts’ që automatikisht ndalon muzikën, fik ndricimin e ekranit dhe bllokon çdo telefonatë hyrëse. Ai më pas bën që të hapet kamera e përparme dhe fillon regjistrimin. Nga ana tjetër, i dërgon ndërkohë mesazh një grupi të paracaktuar kontaktesh duke i informuar për atë që po ndodh, e i dërgon edhe kopje te videos.

Vdekja Floyd, ndërsa ishte ndaluar nga policia, ka nxitur thirrjet për reforma në organet e rendit në Shtetet e Bashkuara. Për këtë të fundit diskutoi sot deri edhe Kongresi amerikan. Republikanët, që kanë këtu shumicën, do të paraqesin planet për trajtimin e pabarazive racore në zbatimin e ligjit ndërsa demokratët që kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve do të dalin me propozimet e tyre për reforma edhe më të mëdha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";