Kur kanë kaluar rreth gjashtë muaj pas vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës, bashkëshortja e tij ka vendosur të mbyllë rrjetet e tyre sociale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Vannesa Bryant ka informuar ndjekësit, se ajo dhe vajza e saj kanë bërë disa veprime në profilet e të ndjerëve.

Ajo kishte shpjeguar se i është dashur që të bllokojë profilet e Kobe dhe Gianna në rrjetet sociale, pasi fotografitë e tyre po i bëjnë të ndihen në siklet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Faleminderit për të gjithë dashurinë. Natalia dhe unë, fatkeqësish kemi bllokuar profilet, sepse ka qenë e vështirë të jemi në rrjete sociale dhe të shohim në mënyrë konstante fotografitë e më të dashurve tanë”, ka shkruar ajo.