Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, në një intervistë për BBC Breakfast dhe Radio 4.

Fokusi i të dyja intervistave ishin sulmet e Iranit ndaj Izraelit gjatë fundjavës – dhe përfshirja e Mbretërisë së Bashkuar duke ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit.

Cameron ishte i qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet nga Irani, por theksoi se këshilla e Mbretërisë së Bashkuar është të mos hakmerret, duke i bërë thirrje Izraelit të mendojë me logjikë dhe jo me zemërim.

Sulmi nga Irani ishte një disfatë e dyfishtë, tha ai, sepse dështoi si në aspektin e dëmtimit të Izraelit dhe tregoi se Irani ishte ndikimi keqdashës në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cameron vlerësoi përfshirjen e Forcave Ajrore Britanike në rrëzimin e dronëve të nisur për në Izrael të shtunën mbrëma. Po të kishte sukses sulmi, tha ai, mijëra mund të kishin vdekur

Kur u pyet nëse Britania e Madhe ka qenë mjaft e ashpër ndaj Izraelit për sa i përket mbrojtjes së civilëve palestinezë në Gaza, ai tha se përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar janë të përqendruara në sigurimin e një pauze në luftime dhe dërgimin e ndihmës në Gaza.

Ndërkohë më cone pritet edhe një deklaratë nga kryeministri Rishi Sunak, i cili do të flasë në Dhomën e Komunëve. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";