Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka kryer test droge. Rezultatet e këtij testi pritet që të dalin javën e ardhshme. Ky veprim erdhi pas qarkullimit në rrjet të disa videove, ku Marin u shfaq në një festë private të shfrenuar.
Në njërën prej videove, teksa ajo vallëzonte e ulur në dysheme, raportohej se është dëgjuar që dikush të ketë përmendur një fjalë që i referohej kokainës.
Ajo është kritikuar për “sjelljet” e saj dhe për mundësinë që të ketë përdorur substanca narkotike, por Marin këtë e ka mohuar.
“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. As në adoleshencë nuk kam përdorur ndonjë lloj droge”, tha Marin, raporton BBC.
Ajo u ka thënë gazetarëve se njerëzit e kuptojnë se ndahet koha e lirë nga puna.
Sot është publikuar një video tjetër, kur kryeministrja shihet në një klub nate teksa kërcen intimisht me një këngëtar atje.
Sanna Marin është 36 vjeçe. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë. Shumë herë është komentuar për stilin e saj të jetesës. Në disa tabloide, ajo është quajtur “kryeministrja e festave”.