Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner.

Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë.

Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së.

Macron emëroi në vend të tij ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai e zëvendësoi edhe ministrin e Drejtësisë dhe atë të Ekologjisë.

Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex.

Macron shkroi të dielën në Twitter se Franca duhet të “krijojë një rrugë të re” për të trajtuar trazirat dhe krizat ndërkombëtare që po i përjeton.

Macron është zgjedhur president i Francës në vitin 2017, pjesërisht me premtimin për një ekonomi të fuqishme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, pandemia e koronavirusit i ka dobësuar ekonomitë në shumë vende, të cilat janë detyruar të izolohen.

Mandati i Macronit përfundon në vitin 2022 dhe ai nuk ka deklaruar nëse do të garojë për rizgjedhje ose jo./ REL

The post Pas protestave, Macron shkarkon ministrin e Brendshëm appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";