
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjedh Republikën Çeke për të zënë vendin e Rusinë në Këshillin për të Drejtave të Njeriut.
Republika Çeke është votuar ditën e sotme për tu zgjedhur si anëtare në Këshillin e për të Drejtat e Njeriut.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) u mblodh ditën e sotme për të zëvendësuar Rusinë me Republikën Çeke me 157 vota pro dhe 23 abstenime.
Mandati i Republikës Çeke fillon të martën dhe do të përfundojë më 31 dhjetor 2023.
Republika Çeke ishte i vetmi vend kandidat i shpallur për të zëvendësuar Rusinë.
Më 7 prill, OKB-ja votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime. Rusia u përjashtua për shkak të raporteve për shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike ndaj të drejtave të njeriut që nga fillimi i sulmeve në Ukrainë.